Postuar më: 24/10/2018

Dekretohet ligji Nr. 69/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin Nr. 69/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10 129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar. Mbi bazë të këtij ligji të rëndësishëm do të përfshihen përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjit do të përcaktohen rregullat për hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e të dhënave, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një përgjigje ndaj kërkesave të shumta të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Më poshtë gjeni linkun:

LIGJ Nr. 69/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR​, NR. DEKRETI 10916, DATË 19.10.2018